Policia realizon vizitën e parë zyrtare në kufirin SHBA–Meksikë
Policia e Kosovës ka realizuar për herë të parë një vizitë zyrtare në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës. Më 23 janar 2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga udhëheqës të lartë të policisë, vizitoi Portin e Hyrjes në Laredo, një nga pikat më të […]
Policia e Kosovës ka realizuar për herë të parë një vizitë zyrtare në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.
Më 23 janar 2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga udhëheqës të lartë të policisë, vizitoi Portin e Hyrjes në Laredo, një nga pikat më të ngarkuara kufitare në SHBA.
Vizita u realizua në bashkëpunim me Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së (CBP), si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përmes programit DOJ-ICITAP.
“Më 23 janar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga udhëheqës të lartë nga PK, realizoi vizitën e parë zyrtare të Policisë së Kosovës në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës. Delegacioni vëzhgoi nga afër operacionet e sigurisë kufitare në kohë reale në Portin e Hyrjes Laredo, në bashkëpunim me Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së dhe zyrtarët kufitarë. Vizita u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përmes DOJ-ICITAP.















