Policia sekuestron armë dhe municion në Prizren, dy persona në kërkim
Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë zjarri dhe 161 fishekë gjatë një bastisjeje në Prizren, pas një rasti të shtënave të raportuar më 9 shtator. Dy të dyshuar janë identifikuar, por ende janë në kërkim. “Me datë 09.09.2025, rreth orës 03:05, Stacioni Policor në Prizren është informuar për një rast të shtënave me armë […]
Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë zjarri dhe 161 fishekë gjatë një bastisjeje në Prizren, pas një rasti të shtënave të raportuar më 9 shtator.
Dy të dyshuar janë identifikuar, por ende janë në kërkim.
“Me datë 09.09.2025, rreth orës 03:05, Stacioni Policor në Prizren është informuar për një rast të shtënave me armë zjarri, që dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:45 në rrugën “Mbreti Pleurat” – Prizren. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet hetuese kanë ndërmarrë veprime operative në terren, duke siguruar dëshmi që çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar.















