Policia sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara në Bërnjak

Policia e Kosovës ka sekuestruar 5.550 boksa cigare të dyshuara si të kontrabanduara gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën kufitare të Bërnjakut, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri kishte pranuar informacione për dyshime mbi kontrabandimin e mallrave në këtë zonë, çka çoi në ndërmarrjen e veprimeve operative në terren.

Gjatë operacionit, zyrtarët policorë lokalizuan një automjet të tipit Audi me targa të huaja, i ndaluar dhe pa drejtues, i cili dyshohet se përdorej për kontrabandë.

Më pas, gjatë kontrollit të një objekti dhe zonës përreth, policia gjeti dhe sekuestroi 5.550 boksa cigaresh të markave të ndryshme, si dhe 19 paketa cigaresh të tjera që dyshohet se ishin futur në mënyrë të kundërligjshme në Kosovë.

Lidhur me rastin, një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe, pas përfundimit të intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë të njëjtit operacion, policia ndaloi edhe një kamion me targa të huaja, i cili transportonte materiale metalike, ndërsa drejtuesi nuk posedonte dokumentacionin përkatës për ngarkesën.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallrat dhe të dy automjetet për procedura të mëtejshme, ndërsa rasti i është kaluar këtij institucioni për trajtim.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika