Policia sekuestron një armë gjatë një bastisje në Mitrovicë
Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut ka ndërmarrë një bastisje më 20 maj 2025, bazuar në dyshime të arsyeshme për posedim të paautorizuar të armës. Bastisja është kryer në një shtëpi private në rrugën “Fadil Deliqi”, ku gjatë operacionit policor është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë me pesë fishekë. Në lidhje me […]
Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut ka ndërmarrë një më 20 maj 2025, bazuar në dyshime të arsyeshme për posedim të paautorizuar të armës.
Bastisja është kryer në një shtëpi private në rrugën “Fadil Deliqi”, ku gjatë operacionit policor është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë me pesë fishekë.
Në lidhje me rastin, është intervistuar i dyshuari F. H., 67 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave penale.















