Policia sekuestron pesë armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës, gjatë vikendit, ka bërë të ditur se në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri

Policia e Kosovës





Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë vikendit, në vazhdën e parandalimit të akteve kriminale, qëllimit të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar pesë armë zjarri dhe 19 fishekë.

njoftimin e Policisë është bërë e ditur se këto lloje të revoleve janë sekuestruar si në vijim:

  • Dy revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65 mm,
  • Një revole të tipit SIG SAUER, e kalibrit 9 mm,
  • Një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm,
  • Një revole të tipit CZ, e kalibrit 7.65 mm, si dhe
  • Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ilustrim, arma e sekuestruar

Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, të cilët janë proceduar më tutje.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika