Policia sekuestron rreth 90 mijë vezë pa dokumente përkatëse në kamionin me targa serbe

Policia kufitare e Kosovës ka konfiskuar rreth 90 mijë vezë pa dokumente përkatëse nga një kamion me targa serbe, në të cilin, të dyshuar ishin dy shtetas të Serbisë, të cilët janë liruar pas intervistimit me urdhër të prokurorit

Fotot e publikuara nga Policia e Kosovës nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:40, policia kufitare në një pikë kontrolli ka ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë, në të cilën, ndodheshin i dyshuari A. S. drejtuesi i mjetit, mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri J. A. shtetas i Serbisë.

Gjatë legjitimimit të tyre, policia njofton se është vërtetuar se të njëjtit kanë tentuar të bëjnë kalim ilegal të vendkalimit kufitar nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.

Në këtë rast, po ashtu, është realizuar një kontroll te personat e lartcekur, dhe në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90 mijë kokrra vezë, për të cilat, të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse, ka njoftuar policia.

Ndërkaq, lidhur me rastin, vetura është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugore, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika