Policia shqiptare ofron 30 mijë euro dëmshpërblim për kapjen e 23-vjeçarit që vrau policin

Fotografia nga Policia e Shtetit

Policia e Shqipërisë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e 23-vjeçarit A.M., që dyshohet se kishte vrarë me armë zjarri policin N.C.

Policia e Shtetit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se i ofrojnë 30.000 euro shpërblim për atë që ofron informata të vlefshme që çojnë në kapjen të dyshuarit për vrasjen në fshatin Baltëz.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica (në foto), 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, thuhet në njoftim.

Autoritetet njoftuan se Prokuroria po vijon me mbledhjen e të dhënave mbi rastin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika