Policia shqipton 235 gjoba për kundërvajtje për mjetet transportuese

Policia e Kosovës i ka shqiptuar 235 gjoba ndaj mjeteve transportuese në kuadër të aksionit për siguri në trafik

Aksioni i Policisë së Kosovës





Në kuadër të sigurisë në trafik Policia e Kosovës, i ka shqiptuar 235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme për mjetet transportuese.

Në fotot e publikuara nga policia shihen kamionë me mallra të ndryshme ndaj pronarëve të të cilave janë shqiptuar gjoba.

Këtë aksion e ka marrë Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim  me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe  Infrastrukturës.

Aksioni i Policisë së Kosovës

“…ku gjatë kontrolleve të këtyre mjeteve ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme ku janë  shqiptuar 235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme vetëm për mjetet transportuese, ndërsa nga inspektorët e kësaj ministrie janë shqiptuar 39 fletëparaqitje për parregullsi në dokumentacion për ato mjete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, të mbajnë distancë në mes mjeteve me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika