Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh, në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Policia rajonale e Ferizajt, gjatë muajit janar 2023, ka shqiptuar katër mijë e 522 gjoba kundërvajtëse.

“Ndërsa, ka hequr edhe 71 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe u ka vazhduar masën mbrojtëse edhe 25 shoferëve tjerë, që kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse. Ndërsa, janë raportuar 155 aksidente, prej tyre: 61 aksidente me lëndime dhe 94 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, vijon njoftimi.