Policia spanjolle nis operacionin për largimin e migrantëve nga plazhet në Ceuta

Policia spanjolle ka përdorur plumba gome në ajër dhe shkopinj gome të premten, teksa ka nisur një operacion për largimin e mijëra migrantëve nga plazhet e enklavës spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut.

Një pjesë e migrantëve do të zhvendosen në strehimore të përkohshme, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Spanja vlerëson se rreth 10 mijë migrantë kanë mbetur në territorin e vogël. Më shumë se 72 mijë persona kaluan kufirin drejt enklavës nga Maroku në fund të korrikut, në një fluks të paprecedentë, megjithëse shumica e tyre u larguan më vonë.

Autoritetet kanë ndërtuar strehimore të reja të përkohshme brenda portit të enklavës, me kapacitet për rreth 1,700 persona. Organizatat joqeveritare thonë se mijëra migrantë ende nuk kanë strehim dhe po flenë në kampe.

Operacioni për lirimin e plazheve nisi pak para orës 07:00 sipas kohës lokale dhe përfshiu policinë e trazirave dhe ushtrinë spanjolle.

Migrantët që kishin kaluar natën në plazh, me shpresën për të siguruar një vend në strehimoret e përkohshme, fillimisht duartrokitën nisjen e operacionit. Megjithatë, më vonë shpërthyen përplasje mes tyre, ndërsa përpiqeshin të siguronin vendet e kufizuara në strehimore.

Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror TVE treguan grumbullime dhe shtyrje, teksa migrantët përpiqeshin të futeshin në rrugën e përcaktuar për zhvendosje.

Policia qëlloi me plumba gome në ajër dhe goditi disa migrantë me shkopinj, para se situata të qetësohej dhe operacioni të vazhdonte.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika