Një informatë për praninë e një mjeti të dyshuar shpërthyes ka alarmuar pasditen e së enjtes në rrugën “Rrustem Hyseni”, në qendër të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas pranimit të informatës dhe ka kryer kontrolle në vendin e ngjarjes.
Pas verifikimeve nga njësitet kompetente, është konstatuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë mjet shpërthyes.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeyqtetin, Enis Pllana.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka njoftuar Pllana.