Policia sulmohet me armë dhe granata, Sveçla e quan akt terrorist

Përmes një konference të jashtëzakonshme, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë më Drejtorin e Policisë Samedin Mehmeti, kanë bërë të ditur se në mëngjesin e së premtes dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar, me armë automatike dhe granatë dore.

Ky sulm sipas Sveçlës ishte sulm terrorist i orkestruar që kishte për shënjestër lëndimin e policëve.

Ai bëri të ditur se brenda katër ditësh kanë ndodhur katër sulme që lidhen me njëri-tjetrin.  Sveçla, theksoi, se këto sulme vijnë si pasojë e luftës ndaj krimit, korrupsionit dhe kontrabandës që po e luftojnë bashkë me Policinë e Kosovës.

Ai tha se sulmi dyshohet të ketë  ardhur nga territori i Serbisë.

“Sot rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Para këtij sulmi, sipas Drejtorit të Policisë, kanë ndodhur edhe tre sulme të tjera që kishin shënjestër policët e Kosovës. Ai këto sulme i ka quajtur të orkestruara dhe që lidhen njëra me tjetrën.

Sulmi i parë sipas tij kishte ndodhur të enjten rreth orës 07:30 të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë – Zubin Potok, ku në rrugën të cilën po patrullonte Policia e Kosovës, ishin vendosur “iriqë metalik”, që shërbejnë për t’i dëmtuar gomat e automjeteve.

Sipas Mehmetit, aty ishin vendosur rreth 46 objekte të tilla në mes të rrugës.

Në po të njëjtën ditë, sipas Drejtorit të Policisë, rreth orës 21:45 të mbrëmjes ishte sulmuar përsëri patrulla e policisë kufitare, por kësaj here me gurë.

Sulmi i tretë sipas Drejtorit të Policisë, ka ndodhur me armë zjarri ku janë shkrepur rreth tridhjetë fishekë. Ai njoftoi se gjuajta ka ndodhur në distancë rreth 200 apo 300 metra afër patrullës që ka qenë e vendosur në fshatin Bube.

Ai tha se kjo rrugë ilegale ishte mbyllur para një kohe e që është përdorur për kontrabandë dhe aktivitete kriminale.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 07 e 40, ku përsëri patrulla kufitare është sulmuar me armë zjarri e granatë dore, këto sulme dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika