Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar një “kontroll” në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në KEK po zhvillohet një kontroll ndonëse për të njëjtin, nuk ka dhënë detaje.

Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë “kontroll”.

“Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e tyre.