Policia britanike ka njoftuar se sulmi me thikë që ndodhi të shtunën në një tren të linjës Doncaster-Londër ku mbetën të lënduar 11 persona nuk është sulm terrorist.

Siç raporton Reuters, dy burra britanikë janë arrestuar nga policia, transmeton Dukagjini.

Policia e antiterrorizmit kishte ndihmuar me hetimin fillestar pas sulmit me thikë të pasagjerëve në një tren në Anglinë lindore të shtunën.

“Në këtë fazë, nuk ka asgjë që të sugjerojë se ky është një incident terrorist,” u tha nga Policia Britanike e Transportit.

Dy burrat e arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje ishin një mashkull 32-vjeçar, një shtetas britanik me ngjyrë dhe një shtetas britanik 35-vjeçar me prejardhje nga Karaibet, të dy të lindur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne vazhdojmë punën për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivimin për këtë incident. Nuk do të ishte e përshtatshme të spekulohej mbi shkakun”, u tha nga policia.

Nëntë persona në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në trenin Doncaster-Londër