Policia: Tri veturat e djegura në veri nuk ishin me targa “RKS”

Më herët të shtunën, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ishte ai i cili njoftoi se tri makina të tjera janë djegur herët në mëngjes në veri të vendit. Policia e Kosovës ka treguar për Dukagjinin se të tri veturat e djegura nuk ishin me targa "RKS"

Policia e Kosovës

Tri veturat e djegura në veri të vendit nuk ishin me targa RKS.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Kjo e fundit ka deklaruar se policia ishte njoftuar nga një qytetar serb që nuk ishte pronar i asnjërës nga veturat e djegura.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS),  janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, kanë thënë nga PK për Dukagjinin.

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ishte ai i cili njoftoi më herët të shtunën se tri makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes në veri të vendit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika