Policia e Kosovës ka konfiskuar ‘sirenat alarmuese’ të strukturave ilegale serbe në Mitrovicë të Veriut, sirena të cilat që 24 vjet “traumatizojnë” qytetarët e saj pjesë të vendit.

Këtë aksion të Policisë së Kosovës e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, i cili ka treguar se çka është konfiskuar.

“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovicë të veriut. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elashani.

Në lidhje me këto sirena Dukagjini ka biseduar edhe me kryesuesin e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin, i cili ka treguar se këto sirena janë përdorur nga strukturat ilegale serbe.

“Këto sirena janë qe nga pas lufta dhe janë ne funksion qe 24 vjet. Gjithmonë kur ka pash tensione janë përdorë për tubimin e komunitet serb kryesisht”, ka thënë Ugljanin.

Sirenat dhe zmadhuesit e zërit kanë shërbyer si një lloj alarmi për serbët e asaj zone, gjatë tensioneve.