Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje të afërt – detaje

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt.

Në njoftimin e FSK-së theksohet se kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane, “duke siguruar zbatimin e standardeve të larta profesionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së afërt”.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan dhe avancuan aftësitë e tyre në disa fusha kyçe, përfshirë:

“Qitjen me armë, Teknikat e vetëmbrojtjes, Vozitjen emergjente, Taktikat e lëvizjes dhe formacionet, Përgatitjen fizike dhe psikologjike.

Krahas këtyre fushave, janë realizuar edhe aktivitete të tjera praktike, të përshtatura me natyrën e detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të mbrojtjes së afërt, me qëllim të përgatitjes së pjesëmarrësve për përmbushjen efektive të kërkesave operacionale”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika