Policia vendos shirita tek zyret e KQZ-së në Veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka vendosur shirita tek zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës. Gazetarët e RTV Dukagjini kanë raportuar mbi veprimet e Policisë së Kosovës në vendin ku ndodhën shpërthimet. Pas qëndrimit disa minutësh të pjestarëve të EULEX-it tek zyrat e KKZ-së, ka arritur edhe Policia e Kosovës, e cila ka vendosur […]





Policia e Kosovës ka vendosur shirita tek zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.
Gazetarët e RTV Dukagjini kanë raportuar mbi veprimet e Policisë së Kosovës në vendin ku ndodhën shpërthimet. Pas qëndrimit disa minutësh të pjestarëve të EULEX-it tek zyrat e KKZ-së, ka arritur edhe Policia e Kosovës, e cila ka vendosur shirita në vendngjarje.


Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyret e lartëcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.
Policia e Kosovës njoftoi më herët të martën se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.




















