Policia e Kosovës ka njoftuar se procesi i votimit gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze.

Sipas njoftimit, aktivitetet policore u zhvilluan sipas planit operativ dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, duke garantuar një ambient të sigurt për votuesit.

Gjatë ditës janë trajtuar 30 informata, nga të cilat pesë raste lidhen me vepra penale kundër procesit zgjedhor, si cenimi i fshehtësisë së votimit, pengimi i procesit të votimit dhe asgjësimi i dokumenteve zgjedhore.

Personat e përfshirë janë liruar me vendim të prokurorëve në procedurë të rregullt.

Prokurori i Shtetit: Asnjë person i ndaluar, pesë raste të dyshimta në këto zgjedhje