Policia zhvillon aksion kundër trafikimit me njerëz dhe shfrytëzimit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës ka realizuar Planin Operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026”, në kuadër të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe formave të ndryshme të shfrytëzimit.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni i zhvilluar nga 8 deri më 12 qershor, është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në koordinim me organizata ndërkombëtare si EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, si dhe me institucione vendore, njofton Dukagjini.

Gjatë aksionit janë kontrolluar 59 lokale të muzikës live dhe 62 qendra masazhi në të gjithë territorin e Kosovës. Në këto kontrolle janë identifikuar qindra persona, ndërsa për shkelje administrative janë mbyllur 9 lokale të muzikës live dhe 10 qendra masazhi.

Policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit nuk është identifikuar asnjë rast i veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

Megjithatë, janë evidentuar raste të tjera. Shtatë femra janë arrestuar pasi janë hasur me fëmijët e tyre duke kërkuar lëmoshë në rrugë dhe sheshe, ndërsa për 13 fëmijë janë iniciuar raste për dyshimin e keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

Po ashtu, janë evidentuar katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion – Eskorta”, ku janë arrestuar tetë persona.

“Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të veprës kundërvajtësve “Marrje me Prostitucion” – Eskorta ku me këtë rast janë arrestuar gjithsejtë 8 persona prej tyre ( 4 meshkuj kosovarë dhe 4 femra: 2 shtetase të Brazilit dhe 2 shtetase të Kolumbisë). Gjatë realizimit të këtij plani, të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në ‘Lokale të muzikës’, ‘Qendra Masazhi’ dhe ‘Esacorta’ u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika