“Politico”: Zyrtarët e BE-së dhe Kosovës thonë se samiti në Granada s’është forumi i duhur për dialog

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Kosovës kanë thënë se Komuniteti Politik Evropian nuk është forumi i duhur për dialog, pasi diskutimet duhet të mbahen mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë, shkruan "Politico"

Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në Granadë të Spanjës të enjten, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent.

Mediumi prestigjioz “Politico”, i ka përmbledhur në disa pika zhvillimet në disa shtete dhe ndikimin në samit, përfshirë edhe Kosovën.

“Ndërsa, presidentët e Kosovës dhe të Serbisë të dy do të marrin pjesë, zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Kosovës kanë thënë se Komuniteti Politik Evropian nuk është forumi i duhur për dialog, pasi diskutimet duhet të mbahen mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë”, ka shkruar Politico.

Takimi i tretë i tillë organizohet për t’iu dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë.

Ky organizim mëton të rrisë mundësitë për liderët që të takohen në grupe më të vogla për takime joformale, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore.

Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit – të gjitha pjesë e Komunitetit Politik Evropian – pritet të jenë në qendër të diskutimeve të 5 tetorit.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika