Politika nuk po qëndron larg gjykatave dhe prokurorive

Gjykatat dhe Prokuroritë po vlerësohet se nuk po qëndrojnë të qeta nga tentimet e politikës për të ndërhyrë në to

ilustimi

Këtë vlerësim e ka dhënë edhe raporti i “Freedom House”, sikurse e thonë edhe organizatat e Shoqërisë Civile që merren me monitorimin e sistemit të Drejtësisë në Kosovë.

“Prokuroritë dhe gjykatat mbeten të ndjeshëme ndaj ndërhyrjeve politike dhe korrupsionit, nga elitat e fuqishme politike dhe të biznesit, duke minuar procesin e rregullt ligjor”.

Ky është vlerësimi që i bëhet gjyqësorit kosovar në raportin e “Freedom House” për vitin 2022.

Elitat e fuqishme të politikës dhe biznesit, vlerësohet se kanë ndikim në sistemin e drejtësisë.

Këtë e thotë edhe Ehat Miftaraj, i cili drejton Institutin e Kosovës për Drejtësi.

“Fatkeqësisht sistemi prokurorial dhe sistemi gjyqësor nuk po janë në gjendje që garancionet kushtetuese që i kanë lidhur me pavarësinë, paanshmërinë e tyre t’i ruajnë edhe në praktikë. Si IKD kemi theksuar se KGJK dhe KPK janë në gjendje t’i nënshtrohen secilit pushtet që vie”, ka thënë, Ehat Miftaraj nga IKD-ja.

Ai tutje ka deklaruar se politika duhet ta kuptojë ndarjen e pushteteve.

“Politika duhet ta kuptoj ndarjen e pushteteve që e përcakton kushtetuta. Politika të vetmen kompetencë që e ka në sistem të drejtësisë është hartimi i politikave, hartimi i ligjeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë Miftaraj.

Ehat Miftaraj – IKD

Dështimi në rastet e korrupsionit, është një prej të gjeturave më të shpeshta nga monitorimet që i bëhen sistemit të drejtësisë.

Blerta Ibërdemaj tregon se shumë aktakuza të prokurorëve hudhen poshtë, për shkak të mangësive të shumta që kanë.

“Hudhja e aktakuzave poshtë na shqetëson shumë, për shkak se këtu vihet në pyetje puna e institucioneve tona të pavarura. Ne nuk e dijmë nëse këto aktakuza a janë të ngritura në këtë mënyrë me qëllim apo pa qëllim, për shkak se në fund po rezulton se janë të pabazuara. Këtë po e konstatojnë Gjykatat tona”, ka deklaruar për RTV Dukagjini, Blerta Ibërdemaj nga BIRN-i.

Blerta Ibërdemaj – BIRN

Mirëpo, jo në të gjitha rastet, aktakuzat kanë pasur mungesë të provave.

Gjykata Supreme në disa prej tyre ka vlerësuar se ka pasur prova të mjaftueshme për të pasur dënime.

“Por ka pasur edhe raste kur Gjykatat tona kanë vendosur që t’i lirojnë nga aktakuza personat e profilit të lartë, por pastaj gjykatat e instancave më të larta sic është Gjykata Supreme, ka konstatuar se Gjykatat tona e kanë shkelur ligjin në favor të politikanëve”.

”Pra, ka rezoltu që ka pasur prova të mjaftueshme të cilat do ta shpallnin fajtor dhe do t’i dënonim politikanët tanë, por Gjykatat e kanë shkelur ligjin në këtë drejtim”, ka thënë  Ibërdemaj.

Nga ana tjetër, avokati Arbër Jashari vlerëson se Prokurorët dhe Gjykatësit kanë hapësirat e mjaftueshme për të qenë të pavarur.

“Në momentin që dekretohesh si gjyqtar në momentin që dekretohesh si prokuror, ti je plotësisht i pavarur në punën tënde. Të mbron ligji, ke imunitet nga ndjekja penale dhe paditë civile dhe je i lidhur vetëm me ligjin, pra nuk ke ndonjë obligim tjetër”.

”Mirëpo, është ana tjetër që disa individë të caktuar brenda sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurial kanë tendenca që të vetafrohen me subjekte të caktuara politike për t’i realizuar interesat e veta dhe kjo pastaj ju hakmerret atyre dhe bëhen të dëgjueshëm dhe të dirigjueshëm”, ka deklaruar avokati Jashari.

Arbër Jashari – Avokat

Një prej rasteve të tentimit për ndikim në drejtësi, vlerësohet të jetë edhe rasti i vdekjes së Astrit Dehari.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe vet partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë kritikuar ashpër Prokurorinë Speciale lidhur me rastin.

Sipas tyre, Prokuroria me publikimin e vetëm një pjese nga rekomandimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës, po dëshiron të propagandojë me rastin.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika