Politikanët shqiptarë të Luginës udhëtojnë drejt SHBA-së, priten takime edhe me administratën amerikane
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç raportoi Danas, nga burime të një portali Jugpress, thuhet se përfaqësuesit politikë të komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës do të […]
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç raportoi Danas, nga burime të një portali Jugpress, thuhet se përfaqësuesit politikë të komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës do të takojnë figura të larta politike amerikane, kongresmenë, anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe figura të tjera politike.
Arifi, Kamberi, Mustafa dhe Sinani, gjithashtu, lajmërohet se do të takohen me përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ndërkaq, kandidati i listës së shqiptarëve të Luginës për deputet, Shaip Kamberi sipas të gjitha gjasave nuk ka arritur që t’i mbledhë votat e mjaftueshme për ta fituar ulësen në Parlamentin e Serbisë.

Për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit i është dashur që t’i mbledhë së paku 609 vota.
Kjo ishte hera e tretë që u përsëritën zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.
Zgjedhjet parlamentare të Luginës së Preshevës janë mbajtur më 3 prill 2022.
Kamberi kishte kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginë. Kjo për shkak se, sipas tij, në zgjedhjet e tre prillit shumë qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit.















