Politikani serb bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

Kandidati për president të Serbisë, Nicolas Sandulovic, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka bërë homazhe te Jasharët e Prekazit historik

Nicolas Sandulovic

Rrallëherë shohim politikanë serbë të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Edhe më rrallë të tillë si Nicolas Sandulovic, i cili për nder të 15-vjetorit të pavarësisë, ka ardhur në Prekaz për t’i nderuar dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë.

Sandulovic, pasi bëri homazhe te varrezat e familjes Jashari tha se “ai e pranon pavarësinë e Kosovës dhe puna e Serbisë me të ka përfunduar në 2008-n”.

Ditë më parë ai u prit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me të cilin diskutuan për çështjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ia konfirmoi edhe Kurtit se është pro pavarësisë së Kosovës.

 

 

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika