Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për të gjitha krimet e kryera në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka njoftuar se ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ai ka paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në platformën “X”.

Bogdanoviq ka bërë thirrje që kjo fushatë të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar dhe publiku i Kosovës.

“Sot kam filluar një fushatë zyrtare për Kosovën. Kam paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës për mbështetje”, ka thënë Bogdanoviq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika