Presidenti i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden për herë të para pas invazionit rus në Ukrainë, është takuar me dy minsitrat ukrainas në territorin e Polonisë, ku ka zhvilluar bisedime për hapat e mëtutjeshëm në përballimin e luftës.

Në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se ai do të kalojë një takim midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.

Përveç tjerash, Joe Biden, që nga e premtja është në Poloni. Ai gjithashtu ka takuar edhe homologun e tij polak, Andrzej Duda.

Të shtunën, presidenti amerikan do të mbajë një fjalim rreth luftës në Ukrainë.

Vizita e ministrave ukrainase në Poloni, po shihet si një siguri se fitorja është në anën e Ukrainës për faktin se, drejtuesëve të trupave ushtarake ukrainase po ju del kohë të takohen me delgacionin amerikan jashtë shtetit të tyre.