Polonia, Çekia dhe Sllovakia nuk duan që lufta të përfundojë me kompromis

Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia nuk pranojnë që lufta në Ukrainë të përfundojë me një kompromis

Lideri i partisë polake në pushtet Pravo i Pravda, Jaroslav Kaczynski, paralajmëroi të hënën e 24 prillit  në Varshavë se ka përpjekje që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes një kompromisi, pa rivendosur integritetin territorial të shtetit ukrainas, gjë që e kundërshton absolutisht Polonia.

“Ka indikacione se lufta në Ukrainë mund të përfundojë me një lloj kompromisi dhe jo një zgjidhje përfundimtare. Dhe kjo për fat të keq do të thotë se së shpejti mund të shfaqen rreziqe të reja. Ne nuk duam një zgjidhje të tillë. Ne e mbështesim plotësisht Ukrainën në kërkesën e saj për të çliruar të gjithë territorin. Por, kjo nuk varet gjithçka nga ne”, ka theksuar Kaczynski.

Gjithashtu kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, Petr Fiala i Republikës Çeke dhe Eduard Heger i Sllovakisë paralajmëruan aleatët se lufta mund të përfundojë vetëm duke përmbushur kushtet e vendosura nga Kievi.

“Me pak fjalë, paqja mund të vijë vetëm me kushtet e Ukrainës. Një konflikt i ngrirë është mjeti i preferuar i Rusisë për të blerë kohë – duke pretenduar se i jep fund një lufte që ajo vetë e ka shkaktuar”, deklaruan përmes një deklarate të përbashkët tre kryeministrat.

Morawiecki, Heger dhe Fiala janë të bindur se Rusia ka vendosur prej kohësh të jetë në luftë me Perëndimin, edhe pse këtë nuk e duan Perëndimi dhe Ukraina.

“Nëse fiton Rusia dhe humb Ukraina, synimi i radhës i rusëve do të jetë Evropa Qendrore”, shkruan kryeministrat.

Ata u bënë thirrje aleatëve perëndimorë që të mos ulin vendosmërinë e tyre me të cilën e kanë ndihmuar Ukrainën deri më tani dhe se Kievit zyrtar duhet t’i jepen të gjitha armët dhe paratë që i duhen për të mposhtur shtetin rus.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika