Polonia dënon thirrjet për vrasjen e ambasadorit polak në Moskë

Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus për të protestuar ndaj të një ish-zyrtari rus, i cili ka sugjeruar se do të ishte e pranueshme vrasja e ambasadorit të Polonisë në Rusi

Flamuri rus. Foto: AP

Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus për të protestuar ndaj të një ish-zyrtari rus, i cili ka sugjeruar se do të ishte e pranueshme vrasja e ambasadorit të Polonisë në Rusi.

Pavel Astakhov, që kishte qenë avokat për të drejtat e fëmijëve nga viti 2009 deri më 2016, i bëri këto deklarata gjatë një programi televiziv të udhëhequr nga , Vladimir Solovyov. Ai u intervistua pasi autoritetet polake morën nën kontroll ndërtesën e një shkolle në Varshavë të shtunën, që po përdorej nga fëmijët e diplomatëve rusë dhe nga ushtria.

Astakhov sugjeroi se vrasja e ambasadorit polak në shenjë hakmarrjeje “për veprimet jomiqësore… është brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”, duke shtuar se “këtë ma kanë mësuar mirë në shkollën e KGB-së dhe në fakultetin e kundërzbulimit”.

Incidenti i së shtunës në Varshavë është në vazhdën e disa incidenteve që kanë rritur tensionet mes Rusisë dhe Polonisë.

Varshava është aleate e Kievit dhe e ka furnizuar me armë ushtrinë ukrainase.

Gjatë intervistën me Solovyovin, Astakhov përmendi konfiskimin pronave nga Polonia, por edhe ngrirjen e llogarive bankare të rusëve si dhe gjuajtjen me ngjyrë të kuqe të ambasadorit rus në Poloni, Sergey Andreev, nga aktivistët në Varshavë vitin e kaluar.

Astakhov tha se kur Andreev u sulmua me ngjyrë, ai priti të shihte “nëse do ta shihnin ambasadorin e Polonisë duke pluskuar në lumin Moskva?”.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha në deklaratë se e ka thirrur në bisedë ambasadorin rus Andreeev dhe i ka dorëzuar notë proteste për deklaratat e Astakhov “që bëjnë thirrje për vrasjen e ambasadorit të Polonisë në Moskë”.

“Pala polake ka protestuar ashpër kundër kësaj situate dhe ka kërkuar që të nisen procedura penale menjëherë që keqbërësit të dalin para drejtësisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina. /REL

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika