Polonia do të mbajë referendum për kufirin me gjemba me Bjellorusinë

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Błaszczak, ka njoftuar planin e qeverisë për të zhvilluar një referendum mbi përmbylljen apo heqjen e murit me gjemba në kufirin me Bjellorusinë. Referendumi është planifikuar të mbahet më 15 tetor, të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare

Zyrtarë për zbatim të ligjit shihen duke e ruajtur kufirin me gjemba mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Fotografi nga arkivi.

Polonia do t’ua mundësojë shtetasve të saj që të vendosin nëse duhet mbajtur murin me gjemba në kufi me Bjellorusinë, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.

Referendumi do të mbahet më 15 tetor, në ditën e njëjtë kur mbahen zgjedhjet parlamentare.

Votuesit polakë do të pyeten nëse e mbështesin “heqjen e barrierës në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë Błaszczak.

Ndonëse ndërtimi i murit me gjemba është kritikuar nga politikanët opozitarë – gjatë procesit të ndërtimit – tani, duke e marrë parasysh situatën aktuale me Bjellorusinë si aleate të ngushtë të Rusisë, nuk ekzistojnë shumë zëra kundërshtues.

Së fundi, Polonia është e shqetësuar për aktivitetet e mercenarëve të grupit rus Wagner në Bjellorusi, si dhe për numrin në rritje të migrantëve që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes territorit bjellorus, shkruan REL.

Vitin e kaluar, Polonia e ka siguruar kufirin prej 418 kilometrash me Bjellorusinë, me gjemba të larta prej 5.5 metrash.

Javën e kaluar, ministri Błaszczak ka thënë se Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare.

“Ne do ta afrojmë ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për ta dëbuar agresorin, ashtu që të mos guxojë të na sulmojë”, ka thënë ai.

Mercenarët e Wagnerit kanë shkuar në Bjellorusi pasi i kanë dhënë fund rebelimit në Rusi, në fund të muajit qershor.

Ata e kanë marrë këtë vendim në kuadër të një marrëveshjeje të arritur mes presidentit rus, Vladimir Putinit dhe shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus, Aleksander Lukashenko.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika