Polonia do të zgjasë ndalesën për importet e drithërave ukrainase

Qeveria polake është pajtuar që të zgjasë ndalesën ndaj importeve të drithërave ukrainase në mënyrë të njëanshme, edhe nëse kufizimet aktuale të Bashkimit Evropian skadojnë më 15 shtator

Qeveria polake të martën është pajtuar që të zgjasë ndalesën ndaj importeve të drithërave ukrainase në mënyrë të njëanshme, edhe nëse kufizimet aktuale të Bashkimit Evropian skadojnë më 15 shtator.

“Pavarësisht vendimit të ri të Komisionit [Evropian], ne nuk do të hapim kufirin për drithërat ukrainase pas asaj date”, tha Qeveria përmes një deklarate.

Në deklaratë u tha se Qeveria e Polonisë po shikon mundësinë që të zgjasë ndalimin në nivel të BE-së, por nëse nuk ndodh kjo, atëherë vendimi do të vlejë vetëm për shtetin polak.

“Nëse Brukseli nuk e mban embargon, ne do t’i vendosim vetë këto masa… Interesat e zonave rurale të Polonisë janë më të rëndësishme për ne”, tha Qeveria.

Konflikti në Ukrainë dhe problemet me eksportet e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi ka bërë që BE-ja të shndërrohet në një rrugë të rëndësishme për transit dhe një destinacion për eksportet e drithërave ukrainase.

Në qershor, BE-ja u pajtua të kufizonte importet e drithërave nga Ukraina pasi pesë shtete të bllokut morën masa për t’i mbrojtur fermerët e tyre, të cilët u ankuan se importet ukrainase po shiteshin me çmim shumë më të lirë në tregjet lokale.

Pesë shtetet janë Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Këto shtete kanë kërkuar që kufizimet që skadojnë të premten, të zgjaten. /REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika