Polonia miraton projektligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve në kufi me Bjellorusinë

Publiku e ka mbështetur këtë projektligj, mirëpo kritikët kanë thënë se është në kundërshtim me të drejtat e njeriut

Ligjvënësit polakë kanë votuar të premten për miratimin e një projektligji, që ua bën më të lehtë forcave të sigurisë që të përdorin armë në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Publiku e ka mbështetur këtë projektligj, mirëpo kritikët kanë thënë se është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Polonia është përballur me rritje të numrit të migrantëve qysh prej vitit 2021.

Si Varshava, ashtu edhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë se Bjellorusia dhe Rusia janë duke orkestruar krizën, duke nxitur migrantët prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës, që të nisen në kufi me Poloninë.

Situata është bërë tragjike në qershor, kur një ushtar polak është therur me thikë dhe ka vdekur në zonën me gjemba.

Projektligji i ri do t’iu mundësojnë forcave të sigurisë që të përdorin forcën, përfshirë armët e zjarrit në kufi, në rastet e situatave emergjente.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika