Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet

Kryeministri i Polonisë ka folur për kërcënimin e tërheqjes së 5,000 trupave amerikane nga Gjermania për shkak të mosmarrëveshjeve mbi luftën e Iranit.

“Kërcënimi më i madh për komunitetin transatlantik nuk janë armiqtë e tij të jashtëm, por shpërbërja e vazhdueshme e aleancës sonë”, deklaroi Donald Tusk, pa iu referuar në mënyrë të qartë vendimit të SHBA-së.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë çmos për të ndryshuar këtë trend katastrofik”, shtoi ai.

Ndryshe, Polonia ndan një kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe mbështetet në mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s për ta mbrojtur atë.

Në përgjigje të kërcënimit nga Rusia, ajo është bërë shpenzuesja më e madhe ushtarake në BE si dhe krenohet me ushtrinë e saj më të madhe vitin e kaluar, sipas të dhënave të NATO-s.

Ndryshe, NATO ka njoftuar se mbetet e sigurt në aftësitë e saja të mbrojtjes dhe parandalimit, edhe pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr rreth 5000 trupa nga Gjermania.

Ky zhvillim ka ngritur diskutime brenda aleancës për shpërndarjen e barrës së sigurisë mes vendeve anëtare. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika