Polonia pritet të ndalojë në tërësi importin e naftës ruse

Polonia do të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund të gjitha importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022, tha kryeministri Mateusz Morawiecki të mërkurën e 30 marsit.

Gjermania bëri disa paralajmërime për furnizimet me gaz natyror dhe u bëri thirrje konsumatorëve të kursejnë energjinë elektrike pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë.

“Polonia tashmë ka reduktuar në masë të madhe varësinë e saj nga nafta ruse”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki.

Mateusz Morawiecki: Greenwashing der EU verhindernMorawiecki tha në një konferencë shtypi se Polonia po fillonte planin më radikal midis kombeve evropiane për të hequr qafe burimet ruse të energjisë.

Polonia gjithashtu të martën u deklarua se do ndalojë importet e qymyrit rus, ndërsa pret që importet e gazit të shkurtohen në maj.

Ajo u bën thirrje vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që gjithashtu të shkëpusin varësinë nga importet e karburanteve nga Rusia, përmes një argumenti se paratë nga eksportet e naftës dhe gazit po ushqejnë makinerinë luftarake të Rusisë dhe se kjo duhet të ndalet.

Morawiecki i bëri thirrje Komisionit Evropian të vendosë taksë për të gjitha hidrokarburet e importuara nga Rusia për ta bërë tregtinë të drejtë.

Polonia ka ndërmarrë hapa për të reduktuar varësinë nga gazi rus. Një terminal i gazit të lëngshëm u ndërtua në Swinoujscie dhe po zgjerohet tani, duke marrë dërgesa nga Katari, SHBA, Norvegjia dhe eksportues të tjerë.

Mungesa e gazit rus mund të shkaktojë “katastrofë” në Evropë | PaparaciNjë tubacion i ri baltik që sjell gaz nga Norvegjia do të hapet në fund të këtij viti.

Në Gjermani, qeveria u bëri thirrje konsumatorëve të kursejnë energjinë mes shqetësimeve se Rusia mund të ndërpresë furnizimet nëse nuk paguhet në rubla.

Vendet perëndimore kanë hedhur poshtë kërkesën ruse për pagesa në rubla, duke argumentuar se kjo do të minonte sanksionet e vendosura kundër Moskës për luftën në Ukrainë.

Ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se masa ishte një masë paraprake pasi, deri më tani, Rusia është ende duke përmbushur kontratat e saj. Por ai u bëri thirrje kompanive dhe familjeve në Gjermani që të fillojnë të reduktojnë konsumin e gazit.

Germany must regulate gas storage to secure supplies - Habeck | ReutersKa pasur disa komente nga pala ruse se nëse kjo (pagesat në rubla) nuk ndodh, atëherë furnizimet do të ndërpriten, u tha ai mediave në Berlin, duke shtuar se Moska pritet të zbulojë rregullat e reja për pagesat e gazit.

Habeck, i cili është gjithashtu ministër i energjisë dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë, tha se ky ishte i pari nga tre nivelet e paralajmërimit dhe kërkon ngritjen e një ekipi krize në ministrinë e tij që do të rrisë monitorimin e situatës së furnizimit me gaz.

Gjermania ka ndërmarrë hapa javët e fundit për të reduktuar varësinë e saj nga furnizimet e karburanteve fosile nga Rusia.

“Mesatarisht ne në Gjermani kemi importuar 55% të gazit tonë nga Rusia në vitet e fundit, dhe kjo tashmë ka zbritur në 40%”,  ka thënë Habeck.

Berlini ka nënshkruar marrëveshje me disa furnizime të gazit natyror të lëngshëm, i cili dërgohet në vendet fqinje evropiane dhe më pas pompohet në Gjermani.

Habeck tha se depozitat e gazit në Gjermani janë aktualisht të mbushura me rreth 25% kapacitet.

Ai shtoi se Gjermania është e përgatitur për një ndalesë të papritur në furnizimet me gaz rus, por paralajmëroi se kjo do të kishte ndikime të konsiderueshme dhe u bëri thirrje konsumatorëve të luajnë rolin e tyre në parandalimin e mungesës duke zvogëluar kërkesën.

“Jemi në një situatë ku, duhet ta them qartë këtë, çdo kilovat orë energji e kursyer ndihmon”, shtoi Habeck.

Mungesa e gazit rus mund të shkaktojë “katastrofë” në Evropë - Lajmi.netDhe kjo është arsyeja pse unë do të doja të kombinoja nxitjen e nivelit të paralajmërimit me një thirrje për kompanitë dhe konsumatorët privatë për të ndihmuar Gjermaninë, për të ndihmuar Ukrainën, duke kursyer gazin ose energjinë në tërësi.

Niveli i dytë i paralajmërimit do të kërkonte që kompanitë në industrinë e gazit të marrin masat e nevojshme për të drejtuar furnizimin.

“Niveli i tretë i paralajmërimit përfshin ndërhyrjen e plotë të shtetit në tregun e gazit për të siguruar që ata që kanë më shumë nevojë për gaz, si spitalet dhe familjet private, ta marrin atë,” ka thënë Habeck.

Përveç Polonisë dhe Gjermanisë, edhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se do t’i kufizojnë importet e naftës ruse.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika