Polonia thotë se Bjellorusia e shkeli hapësirën e saj ajrore, çon më shumë ushtarë në kufi

"Helikopterët ushtarakë të Bjellorusisë që kryen ushtrime ushtarake afër kufirit, e kanë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë më 1 gusht", ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Polonisë

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka thënë se helikopterët ushtarakë të Bjellorusisë që kryen ushtrime ushtarake afër kufirit, e kanë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë më 1 gusht.

Ministria tha në një komunikatë se i ngarkuari me punë i Bjellorusisë do të thirret në Ministrinë e Jashtme të Polonisë për t’i shpjeguar rrethanat e incidentit.

Në komunikatë thuhej se helikopterët bjellorusë kaluan në hapësirën ajrore polake në një lartësi shumë të ulët, duke e bërë të vështirë detektimin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, e mblodhi në një takim Komitetin e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes për të biseduar për këtë çështje, ku edhe urdhëroi rritjen e numrit të ushtarëve në kufi, përfshirë të helikopterëve luftarakë.

Polonia tha se NATO-ja është njoftuar për këtë incident.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se akuzat për shkelje të hapësirës ajrore nga dy helikopterë të ushtrisë bjelloruse “janë të fabrikuara”, shkruan REL.

Kjo Ministri tha në Telegram se ato u shpikën nga lidershipi politiko-ushtarak i Polonisë “për ta arsyetuar shtimin e forcave dhe resurseve afër kufirit bjellorus”.

Polonia, Lituania dhe vendet e tjera në pjesën lindore të NATO-s, kanë shprehur shqetësimin e tyre për një kërcënim të mundshëm nga Bjellorusia, e cila tani strehon mijëra trupa të grupit mercenar, “Wagner”.

Mijëra mercenarë të “Wagner”-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha më 29 korrik se një grup prej “100 mercenarësh të “Wagner”-it” në Bjellorusi janë zhvendosur më afër kufirit polak, duke e quajtur këtë “hap tjetër drejt sulmit hibrid në territorit polak”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika