Populli i Sri Lankës feston pasi Rajapaksa dha dorëheqje

Shumë protestues në Sri Lanka festuan deri në orët e vona, pasi dha dorëheqje presidenti Gotabaya Rajapaksa. Dorëheqja e Rajapaksas po konsiderohet si një fitore kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit të qeverisë

Protestuesit në Sri Lankë duke festuar pas dorëheqjes së presidentit, Gotabaya Rajapaksa

Gjatë mbrëmjes të së enjtes, protestuesit në Sri Lanka festuan deri në orët e vona dorëheqjen presidentit, Gotabaya Rajapaksa.

Rajapaksa dha dorëheqjen pas një jave protesta të popullit për krizën ekonomike të vendit.

Kërkesa për dorëheqje me email nga Rajapaksa, është pranuar nga kryetarja e parlamentit të Sri Lankës.

Protestuesit po e cilësojnë si fitore largimin e Rajapaksas, pasi për shumë muaj kanë kërkuar largimin e tij nga posti i presidentit, e gjithë kjo për shkak të krizës ekonomike të vendit.

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, mori postin e presidentit pas ikjes së Rajapaksas nga protestat masive.

Disa protestues kanë folur për CNN, të cilët u shprehën mjaft të lumtur pas dorëheqjes së presidentit.

Dorëheqja e Rajapaksas po konsiderohet si një fitore kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit të qeverisë.

Festa deri në orët e vona në Colombo të Sri Lankës

Dorëheqja e Rajapaksa ka hyrë në fuqi të enjten e 14 korrikut, ndërsa këtë e ka bërë të ditur të premten e 15 korrikut, kryetarja e parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena, në një konferencë shtypi, transmeton Portali Dukagjini.

Abeywardena ka thënë se Wickremesinghe do të mbetet President në detyrë derisa Parlamenti të zgjedhë një President të ri me ligjvënësit që janë të thirrur për t’u takuar të shtunën.

Nuk është caktuar ende një datë për votim, por sipas kushtetutës, Wickremesinghe do të lejohet të mbajë detyrën vetëm prej 30 ditësh.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika