Kandidati për kryeministër dhe njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë fotografi, në rrjetin social " title="">Facebook, nga lagjja “Dardania” në Gjilan, nga ku duket se atë e kanë pritur qindra qytetarë.

Abdixhiku ndër të tjera ka shkruar se “A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një! Ndryshimi po vjen! Fort, në çdo vend – populli po flet!”.

E plotë:

Populli

Jo një komunë, jo një qytet, vetëm një lagje.

Lagjja Dardania e Gjilanit!

A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një! Ndryshimi po vjen! Fort, në çdo vend – populli po flet!

124 është numri ynë!

9 shkurti është festa jonë!

Lutë, dhe ekipit të Anamoravës, ju lumtë! Qytetarëve të Dardanisë, ju faleminderit!