Populli ukrainas rrit shqetësimin për referendumet ruse
Tashmë janë bërë shtatë muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. Popullsia ukrainase është e frikësuar për përkeqësimin e gjendjes pasi referendumet e orkestruara nga Kremlini parashikojnë aneksimin e afërt të Rusisë të katër rajoneve të pushtuara. Shumë banorë janë larguar para se të fillonin referendumet pasi ishin të frikësuar se mos detyroheshin të votonin […]
Tashmë janë bërë shtatë muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. Popullsia ukrainase është e frikësuar për përkeqësimin e gjendjes pasi referendumet e orkestruara nga Kremlini parashikojnë aneksimin e afërt të Rusisë të katër rajoneve të pushtuara.
Shumë banorë janë larguar para se të fillonin referendumet pasi ishin të frikësuar se mos detyroheshin të votonin ose mund të rekrutoheshin në ushtrinë ruse.
Petro Kobernik, banor i larguar nga Kherson-i ka thënë se perspektiva për të jetuar, sipas ligjit rus, e bën atë dhe të tjerët të shqetësohen për të ardhmen.
“Situata po ndryshon me shpejtësi dhe njerëzit kanë frikë se do të lëndohen ose nga ushtria ruse, ose guerilja ukrainase dhe trupat ukrainase që përparojnë,” ka thënë Kobernik.
Referendumet janë duke u zhvilluar në rajonet Luhansk dhe Kherson dhe janë të kontrolluara nga Rusia, raporton ap news.
Shteti rus e ka përdorur këtë taktikë edhe më parë. Në vitin 2014, Kremlini mbajti një referendum të thirrur me nxitim në rajonin e Krimesë të Ukrainës, për të justifikuar aneksimin e gadishullit të Detit të Zi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë javës së kaluar ka filluar të mobilizojë më shumë trupa për luftën. Ai ka thënë se është gati të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territorin.
Vendimi i presidentit rus për të thirrur deri në 300 mijë rezervistë të ushtrisë vjen pasi rusët janë detyruar të tërhiqen me nxitim nga zona të mëdha të Ukrainës verilindore në fillim të këtij muaji.















