Popullsia e Shqipërisë në tkurrje

Ndryshimet demografike të popullsisë në Shqipëri nuk kanë të ndalur. Faktorët kryesorë të këtyre ndryshimeve janë, plakja dhe shkalla e lartë e emigracionit.

Në këtë proces edhe Covid-19 ka sjellë pasojat e veta, që kanë rezultuar më rënien e banorëve në Shqipëri përgjatë vitit 2021.

Në bazë të të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), të cilat e nxjerrin popullsinë e Shqipërisë më një janar 2021, me 2 milionë e 793 mijë e 592 banorë, duke pësuar një rënie me 1.3 për qind, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Për herë të parë Shqipëria ka pasur një raport negativ në mes të lindjeve dhe vdekjeve, ku kishte një rënie  prej 3 mijë e 296 banorësh.

ilustrimi emigrimi

Përsëri, edhe në vitin 2021, numri i atyre që emigruan ishte me i lartë se i atyre që u riatdhesuan.

Sipas raportit të INSTAT për vitin 2021, numri i imigrantëve ishte 9 mijë e 195 persona dhe emigrantëve ishte 42 mijë e 048 persona. Numri i të larguarve, sipas të dhënave nga INSTAT ishte më i larti që nga viti 2014 dhe 2019.

Dallimi midis imigrimit dhe emigrimit përsëri kishte shënuar rritje në vlera absolute të emigrimit, krahasuar me një vit më parë nga 16 mijë e 684 në 32 mijë e 853 banorë në 2021.

Sipas statistikave, në rritje ishte dhe mosha mesatare e popullsisë.

ilustrimi plakja e popullësis

Më një janar 2021 mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri, sipas statistikave, rezulton të jetë 38.2 vjeç nga 37.6 vjeç sa ishte një vit më herët.

Proporcioni meshkuj femra bie në 100 femra për 98.6 meshkuj në vitin 2022, pra një rënie prej 00.7% krahasuar më një vit më herët që ishte 99.3, raporti në mes të gjinive.

Në vitin 2021 numri i emigrantëve ishte 42 mijë e 048 persona dhe numri i imigrantëve ishte 9 mijë e 195 persona.

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë e gjithëmbarshme.

Tirana ka rreth 32.9% të popullsisë duke u pasuar nga Durrësi dhe Fieri me nga 10.4 për qind, përkatësisht 10.0 për qind. Të gjitha këto gjetje ishin brenda vitit 2021.

Nga një janar 2022, popullsia është rritur vetëm në një qark të vendit.

Nga përllogaritjet e popullsisë më një janar 2022 rezulton nga 20 qarqe, vetëm ai i Tiranës është rritur +0.8%, ndërsa qarqet e tjera shënuan rënie të popullsisë. Uljet më të mëdha të popullsisë janë shënuar në qarqet: Gjirokastër (- 4.7 për qind), Berat (- 3.7 për qind) dhe Dibër (- 3.6 për qind).

Kukësi, 33.5 %, i cili, po ashtu, rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë 26,2 %, ndjekur nga qarku i Lezhës me 26.1%.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika