Portugalia eliminon Zvicrën, kalon në çerekfinale me fitore bindëse

Ilustrim





Ka përfunduar Kampionati Botëror për Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën. Dy shqiptarët e Zvicrës kanë pasur vështirësi për të shfaqur shumë në ndeshjen ndaj Portugalisë. Portugalia dominoi plotësisht në fushë dhe me fitore të thellë, me rezultat 6:1, avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

Ishte kjo ndeshja e fundit e një të tetës së finales, që u zhvillua të martën mbrëma në “Lusail Stadium” në Katar.

Tashmë Portugalia luan me Marokun në çerekfinale, ndeshje kjo e cila pritet të zhvillohet më 10 dhjetor.

Goncalo Ramos ka udhëhequr Portugalinë drejt fitores së thellë. Ai shënoi “hat-trick” në ndeshjen me helvetikët. Ishte tregolëshi i parë në Kupën e Botës në Katar dhe i 53-ti në histori të ngjarjes.

Ramos kompleton “hat-trickun” e parë në Katar

Ramos shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Ishte supergol, me goditje nga pozitë shumë e vështirë. Ai shënoi gol tjetër në minutën e 51-të, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 67-të. Pepe shënoi për 2:0 në minutën e 33-të, ndërsa Raphael Guerreiro shtoi gol tjetër në minutën e 55-të. Fare në fund realizoi edhe Rafael Leao.

Golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Manuel Akanji në minutën e 58-të. Kështu vazhdon pritja e gjatë e Zvicrës për paraqitje në çerekfinale. Shaqiri e Xhaka kompletuan ndeshjen, kurse nw fund u aktivizua edhe Ardon Jashari, pwr tw cilin wshtw debutim nw Kupwn e Botws.

Portugalia ka zënë vend në mesin e tetë përfaqësueseve më të mira dhe synon të shkojë deri në fund.

Cristiano Ronaldo është lënë në stol në ndeshjen ndaj Zvicrës. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 73-të, pasi tifozët thirrën disa herë emrin e tij.





Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika