Portugalia ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen ndaj Turqisë e vlefshme për Grupin E, duke siguruar kështu kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira.

Portugalia shënon golin e tretë

Me një super aksion Portugalia ka dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit duke shënuar golin e tretë.

Nga një pasim i Ronaldos tek Fermandes, ky i fundit ka shënuar dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

Portugalia përfundon pjesën e parë me fitore ndaj Turqisë

Portugalia ka arritur të fitoj në 45 minutat e parë të ndeshjes me Turqinë.

Kombëtarja portugeze ka shënuar dy gola ndaj asaj turke, njërën në minutën e 21-të ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë ajo përmes Akaydinit dyfishoi epërsinë.

Portugalia shënon golin e dytë ndaj Turqisë

Kombtarja e Portugalisë ka shënuar golin e dytë ndaj Turqisë.

Në minutën e 28-të Akaydin ishte ai që e dërgoi Portugalinë në epërsinë e dyfishtë.

Portugalia ndeshjen me Turqinë e ka filluar me këmbën e “djathtë”. Ajo në minutën e 21-të shënoi golë ndaj Turqisë përmes lojtarit Silva.

Turqia dhe Portugalia luajnë vetëm për tri pikët, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Portugalisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para duelit që do të nis me fillim nga ora 18:00.

Dy ekipet që kanë nga tri pikë në Grupin F do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirave.

Të dy trajnerët kanë bërë disa ndryshime në formacionet startuese në krahasim me ndeshjet paraprake.

Tek Turqia nga minuta e parë starton Yunus Akgun, Altay Bayindir dhe Kerem Akturkoglu, ndërsa Portugalia i ka qëndruar besnik formacionit që patën ndaj Çekisë në përjashtim të Joao Palhinhas i cili ka zënë vendin e Diogo Dalot në përbërje.

Formacionet zyrtare:

Turqia: Bayindir; Çelik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu; Calhanoglu, Ayhan; Akgun, Kokcu, Akturkoglu; Alper Yilmaz.

A Millî Takımımızın, Portekiz karşısında sahaya çıkacak 11’i belli oldu. #BizimÇocuklar🇹🇷 #TURvPOR

11’imiz: Altay Bayındır, Zeki Çelik, Samet Akaydin, Orkun Kökçü, Kerem Aktürkoğlu, Hakan Çalhanoğlu, Abdülkerim Bardakcı, Ferdi Kadıoğlu, Barış Alper Yılmaz, Kaan Ayhan, Yunus… pic.twitter.com/TTTpJPoJvf

— Türkiye #BizimÇocuklar 🇹🇷 (@MilliTakimlar) June 22, 2024

Portugalia: Costa; Mendes, Dias, Pepe, Cancelo; Palhinha, Vitinha; Leao, Bruno, Silva; Ronaldo./Telegrafi