Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Në një deklaratë të bërë para mediave, Haradinaj ka shpjeguar se AAK ka propozuar dy emra, të cilat mund të hapin rrugë për një konsensus, duke shtuar se ka mundësi që edhe kandidatë të tjerë nga Vetëvendosje të jenë të pranueshëm për AAK-në.

“S’kam menduar për shumë të tjerë, ne i kemi qit dy emra më shumë që me hap rrugë. Me siguri ka edhe tjerë që janë të pranueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku nuk ka komentuar fare para nisjes së seancës. E njëjtë ka bërë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Teksa kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sërish dhe si zakonisht nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.