Post Malone bëhet baba për herë të parë

Reperi i njohur amerikan ka njoftuar se vajza e tij ka ardh në jetë gjatë një interviste të realizuar të hënën duke thënë se ai e puthi vogëlushën përpara se të arrinte në studio

Post Malone baba i një vajze

Ai e bëri të ditur lajmin e lindjes së vajzës gjatë një interviste me Howard Sternin, me ç’rast tha se e kishte përqafuar të bijën para se të vinte në studio.

Ky është fëmija i parë i reperit. Ai po ashtu e bëri të ditur lajmin se është fejuar me të dashurën e tij, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar ende. Artisti 26-vjeçar i nominuar për “Grammy” e njoftoi publikun se po bëhet prind, muajin e kaluar.

“Jam shumë i emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës sime dhe po ndihem më i lumtur se kurrë. Prej se e mbaj në mend, gjithmonë jam ndier i trishtuar. Tani është koha që të kujdesem për trupin tim, familje dhe miqtë e mi, si dhe ju bëjë thirrje të shpërndani sa më shumë dashuri që është e mundur”, deklaroi reperi për Web faqen “TMZ”.

Rikujtojmë se Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, është rritur në Teksas dhe është bërë një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave.

Këngët e tij të shumta përfshijnë hitet: “Circles”, “Rockstar” dhe “White Iverson”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika