Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri filatelik

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pullave nga tema “Evropa”, të titulluar “70-vjetori i pullës Evropa”. Ky emision shënon një përvjetor të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit filatelik evropian.

E emetuar për herë të parë në vitin 1956 nga gjashtë shtete evropiane, pulla EUROPA është shndërruar në simbol të unitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të kontinentit.

Për shtatë dekada, këto pulla kanë pasqyruar vlerat e përbashkëta evropiane, duke bashkuar kulturën, historinë dhe identitetin e vendeve pjesëmarrëse përmes artit filatelik.

Posta njofton se tema e vitit 2026 i kushtohet pikërisht këtij përvjetori, duke theksuar rrugëtimin 70-vjeçar dhe rolin e pullave EUROPA në afrimin e njerëzve dhe vendeve përmes komunikimit.

Emisioni përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë dhe do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë./EO

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika