Posterat simbolikë kundër agresionit rus në Ukrainë

Dhimbje për Mariupol-in, Andriy Yermolenko

Artistët dhe ilustruesit ukrainas janë kundërpërgjigjur në mënyrat e tyre të ndryshme  pushtimit rus në shkallë të gjerë mbi Ukrainën.

Disa prej tyre, si Andriy Yermolenko, kanë qenë aktivë që nga viti 2014, disa si Oleksandr Grekhov, dikur punonin në fusha të tjera, por tani i janë bashkuar “batalionit të artit”.

Njerëzit i ndajnë këto imazhe, shpesh thellësisht simbolike, në mediat sociale, disa pjesë janë shtypur dhe shpërndarë në billborde në të gjithë vendin.

Në vijim, disa postera si ilustrime magjepsëse të një kombi në luftë

Në ditën e parë të pushtimit, rusët po përpiqeshin të pushtonin Snake Island në Detin e Zi. Bëhet fjalë për një pjesë të vogël shkëmbi, e cila ishte nën mbrojtjen e rojeve kufitare ukrainase. Dy luftanije të mëdha ruse iu afruan ishullit dhe u thanë rojeve të dorëzoheshin, por një nga rojet ukrainase u përgjigj me frazën: “Russian warship, go fuck yourself”.

Nikita Titov
Inspired by Snake Island, Nikita Titov

Kjo frazë u bë një slogan i rezistencës ukrainase.

Posteri i mësipërm nga Nikita Titov vizualizon anijen luftarake ruse, një Kremlin i ngjashëm me Titanikun, i fundosur në gjak. Dy muaj para pushtimit të plotë, Titov filloi serinë e tij të emblemave të militarizuara të qyteteve të Ukrainës.

Ai inkorporoi shpata në imazhet e fundit të emblemave ekzistuese të monumenteve të qytetit. Këtu mund të shihni emblemat e shpatës së Odesa-s dhe Kyiv-it dhe imazhi i digës së madhe të Stacionit Hidroelektrik Dnipro, pikë referimi e Zaporizhzha. Seria mbulon shumicën e qyteteve kryesore në 24 rajone të Ukrainës.

Maksym Palenko është një ilustrues i njohur ukrainas i librave. Por tani ai prodhon postera lufte të cilat janë shumë të njohura në rrjetet sociale.

Nikita Titov
Symbols and Cities, Nikita Titov

Ky poster quhet “Sepukkin”.

Këtu Vladimir Putin kryen seppuku (vetëvrasje rituale) duke prerë shkronjën Z ​​në bark. Propaganda ruse përdor në mënyrë aktive Z-në si simbol të “operacionit special” të tyre. (kështu e kanë shprehur disa rusë këtë luftë).

Maksym Palenko
Putin’s ritual suicide with ‘Z’ symbol, Maksym Palenko

Një tjetër pjesë nga Palenko është një homazh për skenën ikonë nga filmi i Sergei Eisenstein “Battleship Potemkin” (1925), një klasik i propagandës sovjetike që rrethon Revolucionin e 1905.

Maksym Palenko
Putin pastiche of Battleship Potemkin, Maksym Palenko

Skena e famshme e filmit zhvillohet në Shkallët Potemkin në Odesa, ku Eisenstein vë në skenë njerëzit që pushkatohen.

Gjatë kësaj masakre, një foshnjë e sapolindur jetim në një karrocë fëmijësh bie nga shkallët, një simbol i vërtetë i pafuqisë. Në posterin e Palenkos, foshnja e pafuqishme në një karrocë fëmijësh merr maskën e Putinit, i rrethuar nga ushtarët e tij të vdekur.

Një tjetër artist produktiv në këtë fushë është Andriy Yermolenko. Në një nga posterët e tij, mund të shihni një rikonceptim të Monumentit të Themeluesve të Kievit.

Andriy Yermolenko
Kyiv Founders Monument reworking, Andriy Yermolenko

Sipas legjendës, qyteti u themelua nga tre vëllezër: Kyi, Shchek, Khoryv dhe motra e tyre Lybid. Ata arritën në barkë.

Monumenti që përkujton këtë ngjarje është ikonik, ai ndodhet në bregun e lumit Dnipro.

Në versionin e Yermolenkos, ju mund të shihni këto katër figura legjendare të përmbledhura si ushtarë modernë të pajisur mirë që u kërkojnë të gjithëve të bashkohen në mbrojtjen e kryeqytetit.

Kjo vepër e radhës e Yarmolenkos i kushtohet fatit tragjik të Teatrit të Mariupolit.

Andriy Yermolenko
Sorrow for Mariupol, Andriy Yermolenko

Teatri u ndërtua gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, kështu që tashmë kishte një strehë të madhe bombash.

Mariupoli i rrethuar e përdori atë për të fshehur fëmijët. Në trotuarin përpara dhe prapa ndërtesës njerëzit shkruanin “Children” në rusisht për të paralajmëruar pilotët ushtarakë rusë.

Taktika nuk funksionoi dhe 300 u raportuan të vdekur, tha këshilli i qytetit të Mariupol në një deklaratë.

Posteri i radhës nga Yermolenko i kushtohet Chornobayivka. Është një fshat i vogël afër Khersonit i njohur për aeroportin e tij ushtarak.

Rusët përpiqen ta përdorin atë si një qendër të logjistikës së tyre ushtarake, por forcat ukrainase shkatërruan pajisjet e tyre atje 11 herë , sipas Oleksiy Arestovych, një këshilltar i Zelensky.

Në posterin e tij, Yermolenko krijon një kafkë duke përdorur modele folklorike nga qëndisja dhe qeramika tradicionale ukrainase.

Andriy Yermolenko
Marking the reported victories in Chornobayivka, Andriy Yermolenko

Ky artist është përpjekur të komunikojë edhe me një audiencë ndërkombëtare.

Ai krijoi një seri posterash për 16 vende duke u përpjekur të bindë evropianët të linçojnë Rusinë dhe të mbështesin Ukrainën.

Vizualisht ai inkorporon stemën e Ukrainës brenda simboleve të vendeve të tjera.

Andriy Yermelenko
Montage of Yermelenko’s international protest pieces, Andriy Yermelenko

Tema e linçimit të Rusisë dhe kulturës së saj tani është gjithnjë e më e popullarizuar në Ukrainë.

Në posterin e mëposhtëm nga Oleksiy Say mund të shihni stemën e rikonceptuar të Rusisë – shqiponjën me dy koka: njëra kokë është Leo Tolstoi, tjetra Fjodor Dostojevski.

Oleksiy Say
Russian coat of arms transformed, Oleksiy Say

Kjo shqiponjë ka këmbët e një balerine dhe në sfond mund të shihni rezultatet e aktivitetit të krijesës.

Më në fund, kalendari i Oleksandr Grekhov.

Është një kalendar simbolik me të cilin jetojnë tani shumica e ukrainasve. Duke filluar nga data 24 shkurt, çdo ditë tjetër është ende 24 shkurt. Ky poster u krijua më 24 mars, por asgjë nuk ka ndryshuar, edhe sot ukrainasit ndjejnë se jetojnë të njëjtën ditë.

Oleksandr Grekhov
Calendar of 24 Feb continuous, Oleksandr Grekhov

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika