PPE miraton rezolutë pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka njoftuar se Partitë Popullore Evropiane e kanë miratuar rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën

Partitë Popullore Evropiane e kanë miratuar rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kështu ka njoftuar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar Mjekiqi.

Ndërkaq, ndonëse nuk ka lajme konkrete për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se ka “goxha gjasa” që në gjysmën e dytë të vitit “të ketë një mundësi, më në fund”, kjo çështje të jetë në agjendë.

Madje, ajo ka treguar që do të udhëtojë për në Francë për ta shtyrë përpara këtë çështje.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

“Do të përpiqem që të informohem në terren, të paktën për vete, me njerëzit përreth Macronit, të dëgjoj se çfarë ata kanë për të thënë, se kur do ta vëmë këtë çështje në agjendë. Por ajo që kam dëgjuar është se ka goxha gjasa që pas zgjedhjeve legjislative në fund të qershorit, pra në gjysmën e dytë të vitit, të ketë një mundësi më në fund. Por, siç e thashë, duhet ta bindim Macronin se kjo në fakt është një çështje teknike dhe jo një çështje më e madhe politike, as për rajonin dhe as për Serbinë”, ka thënë ajo për KTV.

Megjithatë, Kosova tashmë ka marrë mbështetjen e disa vendeve perëndimore.

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka konfirmuar se Gjermania do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim për liberalizim të vizave dhe për Këshill të Evropës

Sipas Sarrazin, është qesharake që të gjithë fqinjët e Kosovës kanë liberalizim të vizave e shteti kosovar jo.

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Ai konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, duke thënë se aty ku ka hapësirë dhe ku nevojitet vota e Gjermanisë, nuk do të mungojë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika