Prania e Radojçiq në sulmin ndaj Policisë në veri, Atiq: Nuk është diqka e re

Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, për pamjet e publikuara nga ministri Sveçla që tregonin praninë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq gjatë sulmit në veri ka thënë se “nuk mendon që është diqka e re”, duke shtuar se dihet që ai bashkëpunon me intitete mafioze dhe tashmë sipas tij, u dëshmua se bashkëpunon edhe me ato terroriste

Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, në një lidhje direkte në "Debat Plus"

Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, në një lidhje direkte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kanë pritshmëri që situata në veri do të shkojë drejt qetësimit.

“Vërehet një tension në qytet por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident. Nuk kisha veçuar ndonjë gjë”, ka thënë Atiq kur u pyet se nëse situata e krijuar në Banjskë të Zveçanit kishte ndikuar në Mitrovicë të Veriut.

Për pamjet e publikuara nga ministri Sveçla që tregonin praninë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq gjatë sulmit në veri, Atiq ka thënë se “nuk mendon që është diqka e re”.

“Kur e dijmë që edhe më herët para disa muajve personi në fjalë (Radojçiq) ka dalë me një inçizim se kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale,…bënte porosi prej maleve për rezistencë e të tjerë”, ka thënë tutje ai.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka shtuar se tashmë dihet se Radojçiq bashkëpunon dhe me intitete mafioze dhe tashmë sipas tij, u dëshmua se bashkëpunon edhe me ato terroriste.

“Nuk mendoj që është diqka e re publikimi i videos nga ministri Sveçla në kuptimin se kush është personi Milan Radojçiq”, është shprehur ai.

 

Këtë të martë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë disa pamje ku shihet Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës Serbe, se ka qenë udhëheqës i grupit terrorist i cili sulmoi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic i plagosur e disa të lënduar.

Lexo dhe: Milan Radojçiq udhëhoqi sulmin kundër Policisë së Kosovës, ministri Sveçla publikon pamjet e tij në mesin e terroristëve

“Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika