“Prania e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për stabilitetin në rajon”

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të enjten e 2 qershorit është takuar me Ndihmëssekretaren e Shtetit Amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroazitike, Karen Donfried, ku kanë vlerësuar se prania e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Ballaknin Perëndimor është thelbësore për stabilitetin në këtë rajon

Bujar Osmani ministri i Punëve të Jashtme në Maqedonin e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ka realizuar një takim bilateral me Ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Në këtë takim është diskutuar për Dialogun Strategjik, përmes së cilit do të forcohet partneriteti strategjik dhe do të avancohen marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dyja vendeve.

Sipas njoftimit të Minisitrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Osmani gjatë takim me Donfried ka vlerësuar rolin i ShBA-ve në Ballkanin Perëndimor, pasi ruajtja stabilitetit rajonal është thelbësore.

Takimi në mes Bujar Osamnit edhe Karen Donfried, më 02.06.2022

“Në rrethanat aktuale, roli i ShBA-ve dhe prania e tyre e shtuar në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit rajonal. Për më tepër, realiteti i ri gjeopolitik e thekson nevojën e përshpejtimit të proceseve evropiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që njëherazi është edhe garanci për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe evropiane, por edhe kufizon ndikimin e vendeve të treta”, ka theksuar Osmani.

Në këtë takim është diskutuar edhe për luftën e fundit Rusi-Ukrainë, ku kanë dënuar ashpër agresionin rus, i cili po paraqet një kërcënim serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin botëror.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika