Pranohet kërkesa e ish-kryebashkiakut të Lushnjës

Pranohet kërkesa e Fatos Tushës në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar(GJKKO), për një gjykim të shkurtër

Fatos Tushe, ish-Kryebashkiaku i Lushnjës

Më 19 prillit, Gjykata e Lartë, ka pranuar një kërkesë nga Fatos Tushe, i cili kishte qenë kryebashkiak i Lushnjës, për gjykim më të shkurtër.

Ky i fundit ishte akuzuar për keqperdorim të detyrës zyrtare dhe me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ishin vënë në pranga së bashku me zyrtarë të tjerë me gjashtë korrik. të vitit të shkaur.

Menjëherë pas arrestimit, Tushe ishte shkarkuar nga detyra, me një vendimin të Këshillit të Ministrave.

Ky i fundit kishte bërë një ankesë ne Gjykatën Kushtetuese për t’ia kthyer mandatin e të zgjedhurit të popullit, por ai kishte befasuar kur në ditën e gjykimit, kishte hequr dorë nga ankimimi i tij.

Që prej kur ishte arrestuar, Fatos Tushe kishte kërkuar që ti hiqet masa e “Arrestit me burg” dhe t’i jepet një masë me e butë përshkak se ky i fundit vuan nga një sëmundje.

Në bazë të kërkesës sç dorëzuar në gjykatë, Tushe vuan nga një sëmundje e zemrës, diabeti, gurë në tëmth, si dhe nga alergjia ndaj ushqimeve specifike.

I dënuari nuk është në gjendje ta vuajë burgun por, kishte shprehur gatishmërinë që ta paguaj dënimin e tij me të holla.

Por, të gjitha këto kërkesa ishin hedhur poshtë nga GJKKO-ja, ndërsa më 13 shtator me vendim ishte lënë në burg.

Fatos Tushe, kishte filluar të hetohej nën dyshimin se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në Lushnje.

Përveç kryetarit të Lushnjes, ishte arrestuar, edhe nënkryetari i kësaj komune nën akuzën se kanë bërë “shpërdorim të detyrës në bashkëpunim”.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika