Prapashtica: Vendimin për organizimin e demonstratave të vitit 1981 e morëm më 10 dhjetor 1980

Abdullah Prapashtica ka deklaruar se organizimi i demonstratave të vitit 1981 në Kosovë ishte vendosur më 10 dhjetor 1980, ndërsa ka mohuar pretendimet se organizimi i tyre nuk ishte marrë përsipër nga grupi i tij.

Në vazhdimin e intervistës për emisionin “Dosjet”, Prapashtica është pyetur edhe për dyshimet e mundshme ndaj personit të njohur me nofkën “Hana”, për të cilën është diskutuar në pjesët paraprake të intervistës.

Ai tha se në atë kohë nuk kishin pasur asnjë dyshim ndaj saj, pasi, sipas tij, kishin besim të madh tek ajo dhe e lidhnin edhe me familjen e Ramiz Cërnicës.

“Ne në atë kohë nuk kemi pasë asnjë lloj dyshimi sepse i kemi besuar jashtëzakonisht shumë”, deklaroi Prapashtica, duke shtuar se nuk dëshiron të flasë për gjëra të paverifikuara.

Prapashtica tha se më vonë ishte vërejtur se organizimi i tyre ishte dekonspiruar pasi “Hana” kishte dalë nga ilegaliteti.

Megjithatë, ai theksoi se kjo, sipas tij, nuk nënkupton domosdoshmërisht një lidhje me UDB-në, pasi informacioni mund të ishte përhapur fillimisht në rrethet e tjera të ilegales.

Prapashtica: Vendimin për demonstratat e morëm më 10 dhjetor 1980

Duke folur për organizatorët e demonstratave të vitit 1981, Prapashtica deklaroi se vendimi për organizimin e tyre ishte marrë më 10 dhjetor 1980, me kërkesë për Republikën e Kosovës.

Sipas tij, një nga arsyet që kishte ndikuar në marrjen e këtij vendimi ishte raportimi i atëhershëm i Mahmut Bakallit në Kuvendin Federativ në Beograd për gjendjen ekonomike dhe politike në Kosovë.

Prapashtica tha se në atë raport ishte evidentuar ngecja ekonomike e Kosovës në raport me mesataren e ish-Jugosllavisë.

Ai deklaroi se, sipas të dhënave të përmendura nga Bakalli, në vitin 1948 zhvillimi ekonomik i Kosovës ishte 28 për qind nën mesataren jugosllave, ndërsa deri në vitin 1980 diferenca kishte arritur në 48 për qind.

Prapashtica përmendi gjithashtu kontributin e Kosovës në prodhimin e energjisë elektrike dhe në industrinë e metalurgjisë në nivel të ish-Jugosllavisë.

Prapashtica mohon përmbajtjen e një kabllogrami për Bujar Hoxhën

Në intervistë u përmend edhe një kabllogram që Bujar Hoxha ia kishte dërguar shtetit shqiptar, ku thuhej se kishte biseduar me “Sefedinin” dhe se ata nuk merrnin përsipër organizimin e demonstratave në Prishtinë.

Prapashtica e kundërshtoi këtë version.

“Kjo nuk qëndron për arsye se ne e kemi njoftuar me shkrim, jo verbalisht. Me shkrim e kemi njoftuar udhëheqjen e Shqipërisë për krejt rrjedhën që është zhvillu në Kosovë, para demonstratave, gjatë demonstratave dhe pas demonstratave”, deklaroi ai.

I pyetur nëse kishte dyshime për qëllimet e Bujar Hoxhës, Prapashtica tha se nuk kishte pasur asnjë dyshim ndaj tij dhe se i kishte besuar plotësisht.

“Jo në asnjë mënyrë, unë kam pasë besim qind për qind te Bujari”, tha Prapashtica.

Ai shtoi se beson se kabllogrami mund të ketë kaluar diku tjetër dhe të jetë “kontrabanduar” në një formë tjetër, pasi nuk beson që Bujar Hoxha do të kishte bërë një veprim të tillë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika