Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për t’iu bashkuar projekteve amerikane të gazit natyror në Ballkan

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që Kosova të intensifikojë përpjekjet për sigurimin e burimeve të reja energjetike, duke theksuar se vendi po përballet me vështirësi në përmbushjen e kërkesave në rritje për energji elektrike.

Në një editorial, Prattipati ka vlerësuar se, me rritjen e vazhdueshme të konsumit dhe çmimeve të energjisë, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga importet dhe nga vendet fqinje për furnizimin me energji.

‘‘Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji. Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj. Për të adresuar këto sfida strukturore, Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan. Këto projekte mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën. Gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji, do të plotësonte burimet e brendshme energjetike të Kosovës dhe do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës’’, ka thënë mes tjerash ajo.

Ajo ka theksuar se Kosova ndodhet përballë një vendimi strategjik për të ardhmen e saj energjetike, duke rikujtuar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump e konsideron prioritet uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse.

Prattipati ka inkurajuar Kosovën që të ndërtojë një partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes gazit natyror të lëngshëm, duke argumentuar se një bashkëpunim i tillë do të sillte përfitime të ndërsjella ekonomike dhe do të rriste sigurinë energjetike të vendit.

‘‘Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu’’, ka shkruar Prattipati.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika